Pas ditëve me diell dhe vranësirave që kanë përfshirë vendin tonë ditët e fundit, reshjet e shiut do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë ditën e nesërme. Por, nuk do të ketë ulje të temperaturave. Sipas parashikimit të motit nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, reshjet do të jenë lokale dhe me intensitet mesatar.
Parashikimi i motit për nesër:
Reshjet
Nesër priten reshje të dobëta, kurse në zona të veçanta lokalisht deri mesatare
Temperaturat
Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12/ 24 °C
në vendet e ulëta: 12 / 22 °C
në vendet malore: 8 / 19 °C
Era
Nesër pritet të fryjë erë e lehtë deri mesatare në bregdet.