Pas ditëve me shi, moti do të ndryshojë sërish!
Moti i kthjellët me vranësira kalimtare dominon të gjithë Shqipërinë përjashtuar kufirin Lindor që vijon me reshje të izoluara dëbore gjatë orëve të para të ditës.
Mesdita dhe në vijim karakterizohet kryesisht nga kthjellimet duke përjashtuar Veriun dhe zonat Lindore ku shpeshherë shfaqen vranësira lokale.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit sërisht do të ulen me 3-4°C në të dy ekstremumet ditore duke bërë që në pjesën më të madhe të vendit mëngjesi të zbresë nën zero gradë.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 47 km/h nga drejtimi Verilindor ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 2-3 ballë.