Në Veri-Veriperëndim të vendit dhe pjesërisht në zonat Qendrore moti paraqitet i vranët me shira të herë pas hershëm por zonat Jugore vijojnë me kthjellime dhe alternime vranësirash. Pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta duke gjeneruar shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të vendit por shira më të konsiderueshëm pritet te bien në zonat Jugore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen me 2°C gjatë mëngjesit por rënie me të paktën 4°C sjell mesdita, në të gjithë territorin shqiptar. Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Perëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të ulet në 2 ballë.