INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit, shihni si do jenë temperaturat në fundjavë

Kapriçot e motit, shihni si do jenë temperaturat në fundjavë

Publikuar më: 18:18 22-09-2017

Moti ka rezervuar disa surpriza këtë fundjavë. Reshjet e shiut do të shoqërojnë këtë fundjavë pothuajse gjithë territorin e vendit. Meteorologët bëjnë me dije se e shtuna do të dominohet nga kthjellimet, shoqëruar dhe me vranësira kalimtare.

Ndërkohë, e diela do të sjellë vranësira më të shpeshta, të cilat do të fuqizohen gjatë mbrëmjes në të gjithë territorin.

“E SHTUNE: Territori dominohet nga kthjellimet përjashtuar verilindjen ku do ketë vranësira kalimtare. Pasditja e mbrëmja vijojnë me kthjellime e vranësira kalimtare në verilindje, por pjesa tjetër e vendit, mbetet me mot të kthjellët.

E DIEL: Pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime e vranësira të shpeshta në gjithë vendin, por pasditja sjell kthjellime e vranësira kalimtare në Jug ndërsa vranësira të shpeshta në zonat Qendrore dhe Veri të vendit. Mbrëmja fuqizon vranësirat në të gjithë territorin, vranësira që mbeten prezente dhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë mëngjesin e së shtunës, por një rritje me 2°C sjellin orët e mesditës. Edhe e diela sjell rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që maksimumi në rang territori të ngjitet në 26 - 27°C”, raporton meteoalb.

Article Logic
Execution time: 0.0038540363311768