INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapriçot e motit: Stuhi bore në Kili, përmbytje të mëdha në Kinë

Kapriçot e motit: Stuhi bore në Kili, përmbytje të mëdha në Kinë

Publikuar më: 08:05 17-07-2017

Reshje të shumta dëbore ranë këtë fundjavë në Santiago, në Kili. Një fenomen që nuk ishte vërejtur që prej rreth një dekade në kryeqytetin e Kilit. Banorët u ndjenë si mes përrallash

Santiago, kryeqyteti i Kilit është tërësisht i mbuluar nga dëbora. Trashësia e saj ka arritur në rreth tridhjetë centimetra të shtunën. Qytetarët të habitur publikojnë foto dhe video rreth këtij fenomeni natyror që ndodhi për herë të parë në vitin 2007.

Rreth 18 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë rezultojnë të zhdukur nga përmbytjet në verilindje të Kinës, shkruan BBC. Siç raportojnë autoritetet kineze shirat e rrëmbyeshëm që goditën rajonin kanë çuar në evakuimin e rreth 110 mijë personave. Një skuadër kërkim- shpëtimi e përbërë nga 32,360 veta është vendosur në qytet për të hequr llumin dhe mbeturinat, riparimin e urave dhe rikthimin në familje të rrjeteve të telekomunikacionit dhe të energjisë elektrike.

Article Logic
Execution time: 0.0050010681152344