INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kapshticë, bllokohen 25.3 ton miell të ardhur nga Greqia

Kapshticë, bllokohen 25.3 ton miell të ardhur nga Greqia

Publikuar më: 10:58 03-08-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 25.3 ton mielli të pasigurtë të ardhur nga Greqia.
AKU ka konstatuar se mielli ka pasur parregullsi në vërtetësinë e dokumentacionit që shoqëronte ngarkesën, konkretisht në raportin e analizës për përqindjen e proteinës.
Të dhënat sipas dokumentave shoqëruese nuk korespondonin me të dhënat në etiketë e kundra etiketë të produktit. Mielli është bllokuar në pikën doganore të Kapshticës dhe pas procedurave ligjore do të kthehet në vendin e origjinës.
"Trupat inspektuese e DRAKU, Korçë gjatë kontrollit të ushtruar në Pikën Doganore Kapshticë konstatuan se një subjekt, i cili pretendonte të fuste në Shqipëri produktin “ miell gruri”, nuk kishte nr. loti, datë prodhimi dhe datë skadimi të stampuar në thasët prej letre 25kg, por vetëm një kundra etiketë të ngjitur në gjuhën shqipe, e cila mund të hiqet lehtësisht.
Për më tepër këto elemente sigurie për një produkt ushqimor nuk figuronin në dokumentacionin shoqërues të ngarkesës," raporton AKU.

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582