Nuk ndalet fluksi i emigrantëve nga vendet e Lindjes së Mesme.
Rreth 25 refugjatë janë kapur ditën e sotme në Kapshticë
Emigrantët e ndaluar mësohet se janë të kombësive siriane, irakiene dhe palestineze.
Një pjesë e tyre u kapën në fshatin Trestenik si dhe një pjesë tjetër në qendër të Bilishtit.
Vetëm në 12 ditë e këtij muaji kanë hyrë nga Greqia nepërmjet këtij fshati si dhe nga fshati Vernik 90 refugjatë, ndërsa gjatë muajit korrik 180 refugjatë.
Mes emigrantëve ka gra dhe fëmijë të vegjël.
Ata janë transportuar drejt qendrës së azilkërkuesve në Tiranë.