Një sasi droge prej rreth 500 kg është gjetur në një kamion me targa shqiptare. Konstatimi u bë në doganën shqiptare dhe destinacioni i kanbisit ishte Greqia. Sasia e madhe e drogës në kamion u zbulua pas skanimit në doganë.
Pas verifikimit policia ka arrestuar shoferin e kamionit, 38-vjeçarin E. Zahiri nga Durrësi, i cili pritet të zbardhë dhe emra të tjerë të përfshirë në këtë trafik.