Pas dy ditësh tension është zhbllokuar pika e kalimit kufitar me Greqinë.
Këtë të dielë dhe të shtunë në pikën kufitare janë regjistruar radhë të gjata, pasi puna ishte e bllokuar në palën greke, ku si arsyetim u dha mosfunksionimi i sistemit.
Gjatë të dielës nuk u lejuan që të kalojnë në Greqi shqiptarët me pasaporta por vetëm ata me dokumente greke.
Edhe gjatë ditës së shtunë puna nisi pas 14 orësh bllokim, ku i pranishëm në Kapshticë ishte dhe Ministri i Punëve të Jashme Ditmir Bushati.