Këngëtari feston sot ditën e lindjes, ku nuk kanë munguar urimet nga fëmijët, miqtë dhe ish-banorët e “Big Brother Vip.” Por, ajo që ra më shumë në sy, duke pasur parasysh edhe deklatat e fundit të Sabianit, ishte fakti që Ilir Shaqiri nuk bëri nëj urim publik për këngëtarin.
Ndërkohë në një vështrim në llogaritë e tyre zyrtare në Instagram, vihet re se dy ish-banorët e BBV e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjetin social.
Disa nga ish-banorët e tjerë si , Fifi, Dj Pm, Kledi Hysa dhe të tjerë, kanë ndarë në Instastory urimet e tyre për Sabianin.
Kujtojmë se Sabiani u shpreh se ishte zhgënjyer nga personi të cilin e konsideronte si vëlla. Sipas artistit, Iliri ka përfituar nga mirësia e tij.
Biseda:
Donaldi: Cili nga banorët ke menduar se ishte ndryshe dhe të ka dalur ndryshe?
Sabiani: Pothuajse të gjithë, jo në pritshmëritë e mija
Romeo: Cili ka përfituar më shumë nga ty?
Sabiani: Vëllai im Iliri ka përfituar më shumë, nuk mund të flas nga jashtë, unë nuk do të ndryshoja si karakter, do gjeja një vëlla ose një motër aty.
Nuk dihet nëse miqësia e tyre është krisur, pasi dukej se lidhja e tyre ishte shumë e fortë madje në intervistat e tjera të dhëna Sabiani ka folur për shoqërinë e tij me Ilirin.
Menjëherë pas kësaj deklarate ka reaguar edhe balerini përmes një postimi në Instastory. Ilir Shaqiri publikoi një foto me një majmun në sup, ku krahas shkruan: “E ka bërë për mua.”
Kjo është fraza që u bë virale nga “Big Brother Vip”, të cilën e tha Iliri pasi dëgjoi këngën e Sabianit në shtëpi.