Kiara Tito është padyshim një prej moderatoreve më të ndjekura, por dhe ndër më të komentuarat e sidomos për lidhjen me këngëtarin Butrint Imeri.
E teksa prej vitesh e kemi parë Kiarën në ekran si moderatore, në fakt fillimet saj kanë në ekran kanë nisur me një drejtim tjetër.
Ndonëse të gjithë kujtojmë se Kiara karrierën e saj e ka nisur në ‘Top Channel’, në fakt moderatorja ka zbuluar se ka qenë velinë më parë në emisionin invetigativ “Ça thu” që është transmetuar në ‘Agon Channel ‘nga Gentjan Zenelaj dhe Saimir Kodra.
Në një intervistë për “Thumb”, Kiara ka folur për këtë eksperiencë.
“Mendoj që çdo person nuk e harron asnjëherë punën e parë. Në fakt ka qenë “Agon Channel” i pari por nuk kam bërë atë që unë kam dashur të bëjë. Kam qenë velinë në “Agon Channel”, me Saimirin dhe me Gentin. Kanë qenë fillimet e “Ça thu”.”, tha Kiara duke theksuar se në fakt ia di për nder Top Channel për famën që ka sot.
Së fundmi Kiarën e pamë përkrah Butrint Imerit në klipin e tij dhe mund të themi se kaq e talentuar sa paska qenë si velinë do të donim t'a kishim parë në klip duke kërcyer.
kiara from Vimeointv.al on Vimeo.