Luana Vjollca është një ndër moderatoret më të mira shqiptare dhe shumë e dashur për publikun. Kjo shihet fare qartë edhe në Instagramin e saj ku numëron miliona ndjekës me të cilët qëndron gjithmonë në kontakt dhe i mban të përditësuar me foto e video të ndryshme si nga përditshmëria ashtu edhe nga profesioni. Së fundmi, moderatorja simpatike ka bërë një deklaratë që me siguri i ka mërzitur fansat e saj.
"Kam vendosur të tërhiqem për ca kohë, 12 vite pa ndal. Kam nevojë të pushoj. Do më marri malli shumë për dashurinë tuaj."- shkruan Luana në postimin për të cilin replikuan shumë nga ndjekësit e saj.
Teksa i uronin pushime të mbara dhe i tregonin se do t'a prisnin deri kur të kthehej, moderatorja ka publikuar një tjetër bisedë me një ndjekëse, duke treguar se gjithçka ishte në kuadër të 1 Prillit.
"Mesazhet tuaja si kjo ma shkrinë zemrën komplet! Kështu që po ju tregoj që as në mend s'e kam me u ndal. Jam e bekuar që ju kam!
Gëzuar 1 Prillin! Hajd se duhen ndonjëherë gënjeshtra të tilla me mu kujtu sa shumë dashni kam."- shkruan Luana në postim.