Bisedat me mesazhe ndërmjet Blac Chyna dhe shoqes së saj në lidhje me marrëdhënien që ajo ka me Rob Kardashian janë postuar në rrjetet sociale pasi një haker vodhi llogarinë e saj zyrtare të Instagram.
Mesazhet shpërthyese,të cilat e përkufizojnë Rob si “të shëndoshë dhe dembel”, vërtetësia e të cilave nuk mund të verifikohen, pohojnë mënyrën se si Blac shpresonte të bënte para nga emri i Kardashianëve. Menjëherë pas kësaj, Rob u përgjigj me një postim në Instagram në të cilën deklaroi se ishte “zemërthyer” për të mësuar se ai kishte qenë “një pjesë e planit të saj”.
Kjo shkaktoi një reagim të menjëhershëm nga Chyna në Instagramin e saj të ri, duke i thënë atij: “Mbaroi gjithçka mes nesh!”.