Prej disa ditësh në mediat rozë është shkruajtur se modelja seksi e OTR, Oriola Marashi pas një mosmarrëveshjeje me liderin e grupit, Noizyn nuk është më pjesë e grupit. Ata hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami duke krijuar përshtypjen te fansat se ata nuk janë më miq, madje Oriola zhduki nga BIO në Instagram shkrimin “OTR”.
Mirëpo në vetëm pak ditë marrëdhënia e tyre u normalizua dhe ata janë sërish miq si në rrjetet sociale ashtu edhe në jetën reale.
E si për t’i dhënë fund të gjithë zërave, Oriola i shkoi mbrëmë Noizyt në koncertin e tij në një nga klubet e Tiranës dhe sigurisht që nuk mund të realizonte video apo foto teksa ndodhej në skenë.