Është rilindja e Britney Spears!
Me këngën e saj të re “Private Show”, duket sikur këngëtarja ka marrë një drejtim tjetër muzikor. Singëlli do të bëjë pjesë në albumin e nëntë të këngëtares së pop-it. Të njëjtin titull si ky singëll, ka marrë edhe fragranca e re e Britney-t, e cila ka publikuar prapaskenat e xhirimit të reklamës së këtij parfumi. E ndërsa kërcen nën ritmet e “Private Show”, nëna e dy fëmijëve tregon se kjo është një këngë shumë seksi, përmes të cilës dëshiron të promovojë vetëbesimin tek femrat, e të njëjtin qëllim ka edhe vetë parfumi!