Aktori i njohur Pete Davidson, në fillim duket se nuk e kaloi shumë mirë ndarjen nga e fejuara e tij Ariana Grande. Ai paralajmëroi disa herë fansat, duke postuar shkrime shqetësuese në “Instagram”, ku shprehej se nuk donte të jetonte më.
Si duket Pete tani është më mirë emocionalisht, pasi të shtunën ai është parë në shoqërinë e një zeshkaneje, gjatë drekës në pishinën e hotelit Mandarin Oriental, raportin 'Revistawho.com'.
Gjithashtu burime nga mediat britanike, shprehen se komediani dukej shumë i lumtur përkrah saj. Raporti që ata kanë me njëri-tjetri nuk është ende i qartë, nëse dyja janë në një lidhje, por ajo çfarë vihet re është se dukeshin mjaft bukur.