INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq shumë kampionë të arteve marciale ...në Gjirin e Lalëzit. Mos i humbni [VIDEO]

Kaq shumë kampionë të arteve marciale ...në Gjirin e Lalëzit. Mos i humbni [VIDEO]

Publikuar më: 14:24 10-08-2018

Në Gjirin e Lalëzit nuk janë mbledhur kurrë kaq shumë kampionë të arteve marciale Muay Thai. Kampioni absolut që vjen nga Tailanda Sak Kaoponlek, kampioni i Europës Ervis Bici dhe sportistë nga vende të Ballkanit dhe Evropës janë mbledhur bashkë në Durrës, ndërsa të shtunën të gjithë mund të ndjekin nga afër spektaklin që ofrojnë përballje të këtij sporti. Qëllimi është njohja dhe promovimi i arteve marciale, të njohura ndryshe Muay Thai, edhe në Shqipëri. Ndaj të shtunën 8 përfaqësues nga Europa dhe Ballkani do të përballen, do të shfaqin magjinë e arteve marciale edhe në Shqipëri. Edhe pse një sport jo shumë i njohur dhe i praktikuar në vendin tonë, Ervis Bici, 4 herë kampion i Italisë dhe kampioni në fuqi i Europës, rrëfen për IN News së dëshira e tij është që të rinjtë shqiptarë të bëhen pjesë e këtij sporti.

Ervis Bici:
“Ëndrra imë nuk është që vetëm të jem kampion por kulturën e Muay Thai ta sjell edhe në Shqipëri”.
Ai është legjenda e Muay Thai. Bëhet fjalë për tajlandezin Sak Kaoponlek, i cili është shpallur 7 herë kampion bote. Në një intervistë për In News, 7 herë kampioni i botës fton shqiptarët që të bëhen pjesë e këtij sporti, pasi sheh shumë forcë dhe vullnet nga populli ynë.
Sak Kaoponlek:
“Kam dëshirë që të njihet ky sport tajlandez edhe në Shqipëri. Sepse gjeja e parë që kam ndjerë tek shqiptarët ka qenë respektin. Kjo është themelore kulture dhe respekt”.
Shpesh Muay Thai konsiderohet si një nga sportet e dhunshme, por krejt të kundërtën thonë ata që jo vetëm që janë kampione por jetojnë më artet marciale.
Ervis Bici:
Sporti i Muay Thai ka disiplinë shumë të rreptë dhe unë mendoj se rinia shqiptare ka shumë energji kjo kulturë tajlandeze të përhapet edhe në Shqipëri”.
Ndërsa në ring përballja në Europë dhe në Tailandë është e ndarë në raunde të ndryshme. Ndërsa në Europë ka 5 raunde në Tailanda ka vetëm 3, ndërsa sportistët përballën me njëri tjetrin për 15 minuta. Ndërsa në Europë, ku femrat shpesh refuzojnë të bëhen pjesë e këtij sporti në Tailanda janë ato që shënojnë dhe numrin më të madh të sportistëve.
Sak Kaoponlek:
“Muay Thai është një sport nacional dhe ka një përhapje të gjerë. Ka shumë shumë femra që e praktikojnë, madje shpesh femrat janë më shumë në numër se sa meshkujt”.
Të arbitrosh një ndeshje të Muay Thai nuk është lehtë, e sidomos kur përballja është mes fillestarëve thotë arbitri italian Angelo Baglio.
Angelo Baglio:
Ndeshjet më të vështira për tu arbitruar janë ata që nuk kanë teknikë, kanë frikë dhe nga frika gabojnë. Shpesh futesh në mes dhe mund të pësosh edhe ndonjë dëmtim. Ndërsa kur ndeshën profesionistët është spektakël dhe e shijon”.
Bashkë me ftesën që të ndjekin nga afër përballjen e së shtunës dhe të dielës, kampioni i Europës Ervis Bici i bën thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë të ndjekin artet marciale të Muay Thai. 

Article Logic
Execution time: 0.0020170211791992