INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq shumë? ‘Maestro’ Armaldo tregon sa fiton në muaj, pas daljes nga ‘BBV’

Kaq shumë? ‘Maestro’ Armaldo tregon sa fiton në muaj, pas daljes nga ‘BBV’

Publikuar më: 15:34 28-07-2023

Tenori Armaldo Kllogjeri, i njohur nga të gjithë si “Maestro” në “Big Brother VIP”, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake UP”, ku tregoi më shumë për jetën personale, karrierën e planet e tij për të ardhmen.

Ndër të tjera, sigurisht s’u la pa përmendur shifra që fiton Armaldo në një muaj, pas daljes nga reality-show. Gazetari Bledi Mane tha se Armaldo fiton 15-17 mijë euro në muaj, ndërsa vetë tenori e pohoi këtë.

Duke treguar se në një muaj si gushti që ka shumë angazhime, ai pohoi se kjo shifër është e pranueshme.

Sot, ai publikon edhe projektin e tij të ri për të cilin tregoi:

“Ka qenë e vështirë se është këngë e fortë dhe dinamike, dhe unë s’jam mësuar që të këndoj këto këngë me ritme latine. Po mbahet profili i këngës së parë me të dytën. Jemi tek një ritëm i gëzuar, tek e pira një gotë. Nuk e dimë si do pritet nga publiku, është energjike dhe e përshtatshme në ambiente për të rinjtë dhe familjarët, për të krijuar një atmosferë”.

Article Logic
Execution time: 0.0033872127532959