Rovena Stefa është një ndër këngëtaret e preferuara për publikun shqiptar, e cila është aktive në rrjetet e saj sociale duke postuar foto dhe projekte të ndryshme muzikore. Në TikTok ajo ndiqet nga 89 mijë ndjekës, e cila poston çdo ditë video të ndryshme nga përditshmëria e saj dhe koncertet që mban në vende të ndryshme.
Së fundmi, në një intervistë këngëtarja ka zbuluar shumën marramendëse që fiton nga TikTok, duke thënë se ka fituar 100 mijë dollarë në muaj. Ajo shtoi se paguan tatimet nga aplikacionit TikTok, ku ky i fundit i mban 50% e fitimit të saj.
“Ju doni të vijnë ata të tatimeve. Ju të tatimeve nuk keni punë tek TikTok-u i Rovenës se e kam paguar Tik Tokun vetë. TikTok-u merr 70%. Por kam fituar, me thanë të drejtën, ato dy muaj që kam qenë më aktive në Tik Tok kam fituar afro 100 mijë dollarë. Ja vlen me qen aktive, por nuk kam kohë. Ajo është për ata njerëz që punojnë vetëm në TikTok, se ka njerëz që e kanë kthyer në punë", tha Rovena.