INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq shumë sa ka shkuar vlera e koncesioneve do të na ''merret fryma'' nga taksat

Kaq shumë sa ka shkuar vlera e koncesioneve do të na ''merret fryma'' nga taksat

Publikuar më: 10:11 25-06-2019

13.9 miliardë lekë ka vendosur qeveria për të financuar për projektet e Partneritetit Publik Privat. Kjo përbën 3.3% të të ardhurave faktike tatimore të 2018-s, nga 2.2% që ishte kjo peshë vitin 2017.
Qeveria po i afrohet kufirit të planifikuar me ligj prej maksimumi 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit të mëparshëm, që duhet të shkojnë për pagesat e koncesioneve. Po kjo do të shoqërohet me rritjen e taksave në të ardhmen për shkak të ngarkesës që do të krijojnë në buxhet kontratat koncensionare.
Në rast të tejkalimi të kufirit prej 5% të të adhurave, Këshilli i Ministrave merr masa korrektuese që do të thotë rritje të taksave deri kur këto të jenë të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e programuara të PPP-ve.
Në vitin 2018, në buxhet u arkëtuan 419.3 miliardë lekë të ardhura tatimore, ose 4.8 miliardë lekë më pak sesa plani, çka bëri që të rritej përqindja e paguar për faturat koncesionare. Këtë vit vlera e kontratave me PPP do të rritet sërish për shkak se qeveria ka miratuar tashmë në Komisonet e Ekonomisë dhe pritet të kalojë në Kuvend tre kontrata PPP me vlerë 370 milionë euro, teksa të tjera janë në proces, çka do të kërkojë pagesa më të mëdha çdo vit.
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka qenë kritik ndaj faturave të larta të koncesioneve për shkak se ato rrezikojnë të rrisin borxhin e fshehur dhe të rrisin detyrimet potenciale të buxhetit.

Article Logic
Execution time: 0.0037751197814941