INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kaq shumë vite bashkë, por ende nuk kanë bërë dasmë! Miriam Cani flet për herë të parë: ''Mos u shqetësoni...''

Kaq shumë vite bashkë, por ende nuk kanë bërë dasmë! Miriam Cani flet për herë të parë: ''Mos u shqetësoni...''

Publikuar më: 19:17 23-05-2019

Të gjithëve mund të na kujtohet kënga e mrekullueshme e Alban Skënderajt me titullin “Nëse thua Po”, e cila prapa saj kishte një histori mjaft të veçantë.

Gjatë pushimeve me bashkëshorten e tij Miriam Canin, këngëtari na tregonte nëpërmjet videoklipit propozimin brilant poshtë nën ujë gjatë momentit që po bënin zhytje.

Dhe pas diçkaje kaq romantike, sigurisht ajo që mund t’ju vijë në mendje është pyetja se si ka mundësi që çifti nuk ka bërë ende një dasmë.

Pikërisht kjo ishte edhe pyetja e gazetarit Eraldo Rexho për Miriamin e ftuar në emisioni “Soiree”.

Këngëtarja në të qeshura ka zbuluar se:

“Do të vijë edhe ajo së shpejti. Mos u shqetëso!”, - duke dhënë sinjale se mesa duetk përgatitjet kanë filluar. Çifti ka së bashku edhe një vajzë me emrin Amelie.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022549629211426