Një nga pikat tuaja më të forta për të tërhequr të tjerët:
Dashi
Tipari më seksi i një Dashi? Pasioni! Dashi është i pavarur, impulsiv, aventurier, por çdo gjë e bën me forcën e dëshirës. A nuk është pasioni shumë, shumë seksi?
Demi
Vendosmëria është tipari më i fortë i një Demi, çka i bën ata të suksesshëm. Është pikërisht suksesi tipari më joshës tek një Dem. Njerëzit tërhiqen nga mënyra sesi ata e çojnë diçka deri në fund, nga ai ‘nervi’ që nuk dorëzohet.
Binjakët
Binjakët shquhen për mprehtësinë e tyre. Kërkues, kureshtarë për çdo gjë dhe çdokënd të ri, Binjakët janë shumë sharmantë. Dhe kanë kaq shumë histori për të treguar, në mënyrën më të bukur. Joshja e tyre qëndron këtu.
Gaforrja
Gaforret janë të paparashikueshme dhe spontane. Shumë njerëz mund të mendojnë se e kanë ‘kapur’ natyrën e Gaforres, por nuk e dinë se është Gaforrja ajo që ‘kap’. Ato qëndrojnë gjithmonë tek ekstremet, nuk kanë të mesme. Ndaj nëse ju pëlqejnë aventurat spontane, Gaforrja do t’ju marrosë.
Luani
Karizmatikë, sharmantë dhe të sjellshëm, Luanët dinë t’ju bëjnë të dorëzoheni pa e kuptuar. Kanë natyrë shumë energjike, janë të butë, por nga ana tjetër, e njohin veten shumë mirë dhe e dinë çfarë duan. Dinë ta drejtojnë një marrëdhënie sepse siç dihet, janë mbretër të lindur.
Virgjëresha
Joshja e Virgjëreshës qëndron tek intelekti i tyre. Virgjëresha njihet si një shenjë që kërkon nga vetja, shumë sistematikë, por kjo i bën ata inteligjentë dhe të gatshëm të përballojnë çdo sfidë. Janë thjesht të plotësuar, të suksesshëm në çdo aspekt të jetës, sepse marrin gjithmonë atë që duan.
Peshorja
Peshorja mund t’ju kuptojë më thellë se çdo shenjë tjetër. Peshoret janë shumë shpirtërore, të ndjeshme, ndaj mund t’u hapeni në çdo kuptim, pa ndier se po lëshoheni më shumë se ç’duhet. Komoditeti që ofrojnë është padyshim një magnet për të tjerët.
Akrepi
Kur flasim për seksin dhe shenjat e horoskopit, në mendje na vjen menjëherë Akrepi. Kjo shenjë e veshur me sensualitet dhe një mister përherë të pazbulueshëm mund t’ju trembë, por ju josh aq shumë sa nuk përmbaheni. S’kemi ç’themi, Akrepi është aq i pakuptueshëm sa mund të kaloni një jetë të tërë në përpjekje për ta zbërthyer, por nuk keni zgjidhje tjetër!
Shigjetari
Shigjetari është plot dashuri. “Zemër e artë” është sinonimi i tyre dhe dashuria është mjeshtëria që kanë. Janë natyra shumë të hapura dhe kanë gjithmonë diçka për t’i ofruar çdokujt. Aq shumë sa ndonjëherë mund t’u duhet ta ndani dashurinë e tyre…
Bricjapi
Të heshtur, stoikë; kështu janë Bricjapët dhe është pikërisht kjo forca e joshjes së tyre. Ata nuk bëjnë asnjëherë kompromise dhe nuk para hapen tek të tjerët, por nëse e gjejnë pasionin tek dikush, të jeni të bindur se është një pasion djegës.
Ujori
Ujori është një shenjë tepër, tepër tërheqëse. Përse? Sepse janë thjesht vetvetja. Kjo shenjë që njihet për lirinë, tiparin e tyre të lindur, dhe vetëbesimin, mund t’ju bëjë për vete krejt natyrshëm, pa ia vënë qëllim vetes.
Peshqit
Çfarë e karakterizon shenjën e Peshqve? Bëjnë çdo gjë që të tjerët të ndihen mirë. Përshtaten me këdo dhe janë shumë të ndjeshëm, ndaj të jesh pranë një njeriu të kësaj shenje, ndihesh i mbushur me emocion dhe ëndrra.