INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Partneri juaj, sipas shenjës së horoskopit

Partneri juaj, sipas shenjës së horoskopit

Publikuar më: 11:55 06-09-2016
Përpara  se të pranoni të lidheni, apo të martoheni me dikë, janë disa detaje që duhet t’i dini.
Shenja në zodiak ka rëndësinë e saj, sepse mund të përkufizojë gjëra të rëndësishme, si e konceptojnë dashurinë ndaj partnerit dhe si sillen me të.
 
1. Dashi (21 mars -19 prill)
Jeni me fat, nëse do lidheni me dikë që i përket shenjës së dashit. Ata janë argëtues në dashuri dhe është bukur t’i kesh pranë. Gjithashtu, ata kanë tendencën të jenë egoistë dhe të kenë rolin e shefit.
 
2. Demi( 20 prill- 20 maj)
Lajmi i mirë për ta? Ai është besnik, punon fort dhe do ju vijë në shtëpi çdo natë në të njëjtin orar. Nuk i pëlqen të provojë gjëra të reja dhe i pëlqen rehatia. Mashkulli dem është familjar i përkushtuar.
 
3. Binjakët (21 maj – 20 qershor)
Kjo shenjë i ka të dy gjërat: të mirën dhe të keqen. Personat e kësaj shenje janë partner interesantë dhe të zgjuar. I pëlqen ndryshimet dhe e vret jeta rutinë. Ky partner është në shumicën e kohës i pavendosur.
 
4.Gaforrja (21 qershor- 22 korrik)
Personat e shenjës së gaforres, i kuptojnë ndjenjat e të tjerëve. Ata i kanë pritshmëritë e mëdha dhe dëshirojnë që partneri i tyre të ngjasojë me mamanë e tyre. 
 
5. Luani ( 23 korrik- 22 gusht)
Partneri luan është shumë dinamik dhe artist në shpirt. Në një lidhje dëshiron shumë vëmendje dhe nëse nuk i bëni komplimentë ndihet keq. 
 
6. Virgjëresha(23 gusht- 22 shtator)
Nëse nuk jeni mirë në menaxhimin e parave, partneri i shenjës së virgjëreshë është ideal për ju. Ai është i vendosur, por ndonjëherë i humbet vetbesimi. 
 
7. Peshorja (23 shtator- 22 tetor)
Ky partner është social, romantik dhe i ëmbël, jo vetëm me ju, por me të gjithë. Ata janë lojtarë të mirë në dashuri dhe kujdes sepse me sharmin që kanë mund të tradhëtojnë më lehtë.
 
8. Akrepi (23 tetor-21 nëntor)
Akrepët janë besnikë, pasionantë, të drejtë dhe të vendosur. Kujdes, pasi akrepët i mbajnë shumë mirë sekretet. Ata nuk hapen lehtë me dikë.
 
9. Shigjetari ( 22 nëntor- 21 dhjetor)
Personat e kësaj shenje janë të prirur ndaj aventurave dhe udhëtimeve në natyrë. Ata janë edhe inteligjentë si partner. Për fat jo të mirë, ju nuk mund të fitoni kur argumentoni  me ta, sepse e urrejnë të humbasin në një debat. Atyre në disa raste, i mungon takti kur debatojnë, prandaj duken si të pasjellshëm.
 
10. Bricjapi (22 dhjetor-19 janar)
Bricjapët janë shumë punëtorë dhe të vendosur për të arritur suksesin. Ata janë besnikë, të fortë shpirtërisht dhe të lirë. Në disa raste është kokëfortë dhe nuk e pranon fajin. 
 
11. Ujori (20 janar- 18 shkurt)
Ai është i ri në shpirt, dhe ka aftësi krijuese. Partneri ujor është vështirë të kuptohet dhe kjo nxit debatet në çift. I pëlqen t’i zmadhojë gjërat, sipas qejfit të tij dhe kjo e bën të duket i përkëdhelur te të tjerët.
 
12. Peshqit (19 shkurt- 20 mars)
Peshqit janë të ëmbël, dëgjues të mirë, romantikë dhe pasionantë. Ata japin shpirtin e tyre për të tjerët. Në raste të tjera, ata mund të shndërrohen si njerëz pa ndjenja dhe të ftohtë ndaj personave që i lëndojnë. Kujdes, varet nga lloji i peshkut që keni gjetur!
 
 
Article Logic
Execution time: 0.0018389225006104