Luana Vjollca është një nga moderatoret shqiptare më të dashura për publikun shqiptar. Gjithashtu ajo është edhe një nga femrat më punëtore, që e ka të vështirë që të qëndrojë në shtëpi në këto ditë izolimi nga koronavirusi.
Por sigurisht që bukuroshja ka zbatuar rregullat e vendosura nga autoritetet përkatëse, për parandalimin e përhapjes së Covid-19. Luana herë pas here ka postuar në “Instagram” foto e video ku tregon se si ka vendosur që të kalojë kohën në këto ditë.
Ditën e sotme, moderatorja ka zbuluar se ka ndryshuar look. Përmes një fotografie në “Instagram”, Vjollca ka treguar se ka bërë baluke.
“Look i ri nga karantina”, shkruan ajo në pozën që fansat e kanë pëlqyer me mijëra herë brenda pak minutash.