INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karikojeni telefonin për 5 sekonda, kjo është bateria e re

Karikojeni telefonin për 5 sekonda, kjo është bateria e re

Publikuar më: 13:32 21-05-2018
Nëse më parë keni pasur probleme me baterinë e telefonit, e cila donte kohë të merrte energji tani kieni një mundësi shumë të mirë. Një grup nga Universiteti Cornell ka ndërtuar baterinë 3D, e cila mund të karikojë telefonin për vetëm pesë sekonda.
Grupi ka ridizajnuar baterinë standarde, e cila në vend të katodës dhe anodës, ka komponentë në strukturën 3D. Ajo është bërë nga mijëra pore të nanoshkallës e mbushur me elemente të domosdoshme për ruajtjen e energjisë dhe bartjen e saj.
Sipas Ulrich Wiesner, profesor i inxhinierisë, kjo bateri është një revolucion i vërtetë.
“Me fjalë të tjera, ju mund të keni qasje në energji për një kohë shumë më të shkurtër se sa bëhet zakonisht kur keni arkitekturë të baterisë konvencionale”, ka pohuar ai.
Grupi është ende duke punuar në teknikën e kësaj baterie, por ka bërë aplikimin për mbrojtje të patentës mbi konceptin e punës.
 
Article Logic
Execution time: 0.0032989978790283