E ndërsa teknologjia avancon, një problem madhor për shumë prej nesh mbetet bateria e telefonit dhe mënyra e karikimit të tij. “OvRCharger”, mund të quhet pa frikë karikuesi i gjeneratës së re. Ky model ndërsa rimbush telefonin me bateri përmes valëve wireless, e mban në ajër dhe e rrotullon celularin. Siç mund të dallohet edhe në video, sistemi është i përbërë nga dy elementë kryesorë - një bazë karikim prej druri dhe një kasë të veçantë e cila bën lidhjen me portën e karikimit në celular dhe një mangeti. Interesant është fakti se në momentin që telefoni arrin 100%, karikimi do të ndalojë dhe celulari juaj do të vijojë të qëndrojë në ajër dhe po ashtu do vijojë rrotullimin.