Loris Karius ishte një nga protagonistët e finales së Uefa Champions Leagues midis Liverpulit dhe Realit të Madridit në sezonin e kaluar.
Portieri gjerman bëri dy gabime “trashanike”, dhe pas ndeshjes një nga autorët e golave, Gareth Bale u pa teksa i thotë diçka gjermanit.
Dhe këtë ai e ka zbuluar sot në një prononcim për mediat ku thotë: “Gjithmonë përpiqem t’i jap fallco topit. Është e njëjta gjuajtje si në një goditje dënimi. Unë i thashë në fund që ta mbajë kokën lart. Është për të ardhur keq që ndodhi në finale. Mendoj se duhet ta kishte pritur atë top”.