Nisin magjishëm Karnavalet në Venecia.
Mbushur me plot surpriza, gondola mbi ujë,veshur me ngjyra dhe spektakël kështu nisën edhe këtë vit karnavalet veneciane.
Përpara 11 mijë njerëzve u dha spektakli i cili tregon prejardhjen e qytetit.
Mes shumë surprizash ishin edhe kafshët e cirkut që transportoheshin mbi lumë përmes varkave. Shijoni përmes fotove magjinë e dhuruar në Venecia.