INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karrige me rrota të personalizuara për personat me aftësi të kufizuar, ja sa qytetarë përfitojnë falas

Karrige me rrota të personalizuara për personat me aftësi të kufizuar, ja sa qytetarë përfitojnë falas

Publikuar më: 12:21 03-03-2018

Ministrja Manastirliu vizitoi punishten e prodhimit të karrigeve me rrota për para dhe tetraplegjikët e cila ka nisur të financohet për herë të parë nga shteti, për të garantuar karriget me rrota falas për rreth 900 persona me aftësi të kufizuar ne vit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur financimin e shërbimit të karrigeve me rrota të personalizuara për personat me aftësi të kufizuar. 900 persona në vit do të përfitojnë karriget me rrota falas”.

Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale znj. Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në punishten “Mirësia”, e cila për herë të parë financohet nga shteti për shërbimet e karrigeve me rrota.

“Jam shumë e kënaqur që jam në këtë punishte që siguron, më shumë se çdo ndërmarrje tjetër, një element shumë të rëndësishëm dhe thelbësor për personat me aftësi të kufizuar, siç janë karriget me rrota, ky mjet i domosdoshëm për të aksesuar shërbimet, për t’ja dalë vetë në përditshmëri’. tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpërndau karriget e prodhuara enkas për 15 gra me aftësi të kufizuar nga Tirana dhe Durrësi ndërsa pa nga afër procesin e përshtatjes së karrigeve me rrota sipas specifikave të personave me aftësi të kufizuar.

Deri tani, me mbështetjen e këtij shërbimi janë pajisur rreth 700 persona me aftësi të kufizuara me karrige me rrota, ndërsa çdo vit, do ta përfitojnë këtë shërbim rreth 900 persona me aftësi të kufizuar.

Article Logic
Execution time: 0.003572940826416