INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karrige në dyert e universiteteve. Erjon Braçe, kjo është dhunë e partive të vjetra [FOTO]

Karrige në dyert e universiteteve. Erjon Braçe, kjo është dhunë e partive të vjetra [FOTO]

Publikuar më: 11:48 10-01-2019

Erjon Braçe nuk e pranon bllokimin e universiteteve. Madje këtë akt, Zv kryeministri e cilëson si akt dhune të partive politike dhe jo të studentëve. Kjo thotë Braçe nuk ka lidhje me universitetin dhe mësimin por me pushtetin.

Braçe në facebook:
“KJO ËSHTË #DHUNË
#Dhunë e vjetër sa dy partitë-njëra e stërvjetër dhe tjetra e kthyer e vjetër shumë shumë shpejt, ushtarët e të cilëve kanë shpërthyer në #dhunë brenda shkollave.
#Dhuna nuk ka lidhje me #shkollën, madje nuk ka lidhje me as me procesin mësimor.
#Dhuna tani ka lidhje me #Pushtetin.
#TetëKërkesat janë tejkaluar prej ditësh të tera dhe ju adresohen studentëve si zgjidhje edhe më të gjera se sa u kërkua.
Por #Dhuna nuk ka lidhje me to;
#Dhuna nuk donte zgjidhje që në nisje.
#Dhuna është instrumenti i këtyre për tek #Pushteti banal që duan të rikthejnë!
E mbani mend;
Ishte dhe rikthehet në Vitrinën e Kristaltë ku shkëlqente sistemi i tyre i arsimit të lartë, banal dhe i korruptuar, #kriminal.
#BollmeDhunë
#HapniShkollat
Konfliktin që po e kërkoni me çdo kusht, nuk do ta gjeni.
Ne as rrahim e as vrasim kënd siç ideologu i dhunës bëri po në Janar!
Hiqni dorë nga dhuna mbi institucionet dhe të ndryshmin nga ju kudo, duke nisur nga shkollat;
#HapniShkollat për studentët që duan mësimin!

BRACEEEEEEEEEE.png

 

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0028200149536133