INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Karrueche s’do t’ïa dijë për Brown: Chris kush…?

Karrueche s’do t’ïa dijë për Brown: Chris kush…?

Publikuar më: 12:14 18-03-2016

Karrueche e shkujdesur demonstron këmbët e tonifikuara me një palë pantallona të shkurtra pas zënkës që pati në mediat sociale me ish të dashurin Chris Brown.

Modelja 27 vjeçare, dukej ta kishte lënë zënkën pas krahëve ndërsa kishte dalë të drekonte jashtë me një zgjedhje veshjeje minimale. Pa make-up, me flokë të kapura gërshet, bluzë të ngushtë gri, pantallona shumë të shkurtra, atlete të zeza Yeezy dhe çantë të zezë në krah, ajo dukej e lumtur dhe e relaksuar. Kjo vjen menjëherë pas kryetitujve të javës së kaluar mbi marrëdhënien e zhurmshme me Chris Brown dhe komenteve të tyre të fundit të bëra publike.

Edhe pse është bërë më shumë se një vit që Karrueche e la Chriss pasi mësoi për fëmijën që ky i fundit kishte me Nia Guzman-Amey, ajo akoma po kapet me ishin e saj.

Ajo vuri në dukje se këngëtari po thërret emrin e saj në këngët e tij në mënyrë që të kthehen sërish bashkë. “A mund t’u japësh fund këtyre budallallëqeve. Nuk janë aspak të nevojshme. Ti ke një vajzë të bukur dhe shumë gjëra për të cilat të jetosh kështu që jeto jetën tënde”  ka shkruar Karrueche ndërsa ka shtuar.. “Unë i kam lënë pas dramat. Thjesht dua të punoj, të jem e lumtur dhe të kujdesem për familjen time.

Chriss u është përgjigjur në mënyrë thumbuese komenteve të Karrueche duke i kujtuar asaj se si arriti të bëhej e njohur ndërkohë që askush nuk e njihte më parë. “Ok, zonjusha Tran. Unë të uroj karrierën më të suksseshme, por të premtoj që “talenti” yt nuk do ta ketë të gjatë. Dhe për t’iu dhënë fund këtyre lojërave pa lidhje, shpresoj që këto komente të të shtojnë punën në vazhdim” ka përfunduar Chriss por menjëherë më pas e ka fshirë postimin e tij.    

Article Logic
Execution time: 0.0027599334716797