Kryetari i bashkisë Erion Veliaj ka lajmëruar se javën e ardhshme nis shpërndarja e kartave të studentit.
Gjatë inaugurimit të shtëpisë-muze të shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, kryebashkiaku Erion Veliaj theksoi se studentët do të përfitojnë tarifa tepër të ulëta për të vizituar muzetë në kryeqytet.
Nëpërmjet Kartës së Studentit, studentët do të përfitojnë shërbime me çmime të reduktuara jo vetëm për transport, por edhe për shërbime të tjera.
Në Kartën e Studentit janë të përfshira tarifa të reduktuara për teatër apo kinema, muze galeri, kontroll shëndetësor, barna me rimbursim, paketa shëndetësore, strehimi social, stadium, pallat sporti apo edhe palestër, shtëpi pushimi dhe në zonat e mbrojtura, shërbimet bankare apo kredi, kurse profesionale si dhe zero tarifë për bibliotekat e lagjeve dhe qendrat shumëfunksionale.