Ja si kanë uruar këtë vit yjet në rrjetet sociale. Bashkëngjitur urimeve, ata kanë postuar edhe foto të tyre dhe familjeve nga atmosfera e Krishtlindjeve.
Përpara një peme magjike Kërshëndellash, Afërdita Dreshaj uron gëzuar festat nga Amsterdami në krah të bashkëshortit, Jakub Kindl.
Eva Murati urimin e bëri nga Sheshi Skënderbej dhe ishte shumë i bukur.
Xhensila Myrtezaj solli një video fishekzjarresh, bashkë me urimin e ngrohtë të saj: “ Uroj që Zoti t`ju ngrohë zemrat në këtë natë të Krishtlindjes,“ thotë ajo, “vetëm dashuri paci, si forcën më të madhe të zemrës“.
Amarda Toska, urimet i përcolli me një foto të saj shumë shik.
Përpara pemës së Vitit të Ri, e tregon dhe Adrola Dushi atmosferën e festave
Soni Malaj e uroi Krishtlindjen me një kujtim nga X Factor!!