INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kastriot Çipi u bën thirrje të gjithëve të nënshkruajnë peticionin: Kërkojmë transparencë të plotë… [VIDEO]

Kastriot Çipi u bën thirrje të gjithëve të nënshkruajnë peticionin: Kërkojmë transparencë të plotë… [VIDEO]

Publikuar më: 19:46 09-02-2018

I ftuar në emisionin Kolaudim në In Tv, regjisori Kastriot Çipi, u bën thirrje jo vetëm artistëve, por edhe atyre që e duan teatrin, ta nënshkruajnë peticion “Duam transparencw pwr Teatrin Kombwtarw dhe Projekt-Ligjin pwr Artin!”, nw faqen change.org.

Çipi u shpreh se përveç faktit që ka 20 vite që ka filluar kriza me ndërtesën, është edhe një histori 4-vjeçare e qeverisë aktuale, e cila nëpërmjet ministres së Kulturës, në mënyrë të përsëritur ka deklaruar se ndërtesa e Teatrit Kombëtar nuk vlen, nuk duhet, nuk shpëtohet, është e vjetër, e shkatërruar, nuk ka arkitekturë interesante, pra sipas ministres duhet të shembet. 

Deri këtu sipas Kastriot Çipit, bien dakord sepse godina është ndërtuar para 80 vitesh dhe në ato kohë tekonlogja nuk ka qenë aq e përparuar sa tani, por ajo që i shqetëson artistët është çfarë do bëhet më pas me Teatrin Kombëtar.

“Këtu ministria nuk jep transparencë, qeveria thotë nuk kami para, nga ana tjetër nëpër tavolina pëshpëritet që do të bëhet një “PPP(Partneritet Publik Privat)” një partneritet pushtësh me palaço. Me anë të këtij peticioni unë shpresoj që ministria të bëjë transparencë të plotë dhe t’u japë përgjigje të gjitha pyetjeve”, u shpreh z. Çipi.

 Për më  shumë shikoni videon e mëposhtme:

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447