E kemi parë të provojë veten në fusha të ndryshme. Muzikant dhe autor e moderator i disa programeve televizive e radiofonike.
“Kasketa”, “Rrokum night”, dhe së fundmi në programi “Thurje”, janë disa nga projektet televizive që janë drejtuar prej tij.
Por teksa ka qenë i ftuar në ‘Lart e Poshtë,Kastro ka zbuluar se shumë shpejt do të vjë me diçka të re.
“U bë shumë kohë që i kam dhënë prioritet televizionit dhe medias, pasi muzika nuk ka qenë primare për mua. Jam në mes të një cikli reportazhesh që i kam realizuar nëpër Shqipëri por së shpejti do të vij edhe me një shoë-n tim që nuk do të kaloj pa u vënë re”, ka thënë Kastro.