Nuk ka qenë asnjëherë personi që shqetësohet për çfarë thotë, po këtë herë Kastro ka tejkaluar edhe veten e tij.
Në një postim në Instagram artisti gjithmonë kontrovers ka shpërthyer kundër “kritikëve” dhe “pseudo-komunistave” që “rrijnë gjithë jetën në emigrim”. Nuk tregon në asnjë moment se për kë e ka fjalën, por thjeshtë është ndalur që të shajë në mënyrën më banale personat që duket se e kanë nervozuar. Me kë ta ketë vallë? Ende nuk dimë ta themi, por kushdo të ketë qenë, duket se ia ka shtyour Kastros të gjitha butonat përnjëherësh!