Kastro Zizo është një nga Vip-at që njihet për karakterin e tij të drejtëpërdrejtë dhe pa komplekse.
Shpesh e kemi parë që ti thotë gjërat troç dhe pa dorashka ashtu si ai i mendon pa u shmangur nga pesha e të vërtetës.
Edhe këtë herë Kastro e ka një pakënaqësi që lidhet me organizimin e koncertit për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Përmes një postimi në Instastory Kastro është shprehur: “Ore më hiqni një kuriozitet… sa këngëtarë të Shqipërisë ishin të ftuar në Kosovë ose Diasporë ku ka shqiptar të Kosovës?! Për 10 vjetorin flas… se ne këtej kemi filluar të flasim gegnisht edhe në Tepelenë!! Meqë e kemi fiksim këtë ‘bashkimin kombëtar’!”