Këngëtari i njohur shqiptar, Kastro Zizo, ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka promovuar këngën e tij të re në bashkëpunim me Suelën, “Ajo”. Por përveç këngës së re me një mesazh shumë domethënës, Kastro foli edhe rreth deklaratës që bëri pak ditë më parë kur tha se do kandidonte për kryetar bashkie.
Këngëtari i njohur i cili njihet për natyrën e tij të drejtpërdrejtë, u shpreh se do të kandidojë për kreun e Bashkisë Përmet, por do ta diskutojë këtë me kryetaren e LSI Monika Kryemadhi dhe kryesinë e LSI.