I mbani mend hitet “Bonito” apo “Chupa chupa”? Pak nostalgji ju duhet…
Dyshja, Kastro Zizo dhe këngëtarja e njohur Zaimina Vasjari kanë patur një marrëdhënie shumë të mirë miqësie që në fillimet e tyre, madje dy këngët e tyre “Bonito” dhe “Chupa chupa” kanë qenë padiskutim HITE vite më parë. Ka qenë këngëtari i cili ka postuar në llogarinë e tij të Instagram-it një foto me Zaiminën.
“Më e bukura n’ven! 2006”- shkruai Kastro krahas fotos. Ku mesa duket i ka kujtuar Zaiminës kohën kur vërtet pëlqehej shumë.
“Nuk di...Po ku i ruan këto arkiva, ku? E vjetër, por e artë gjithsesi!”- komenton Vasjari plot nostalgji për ato kohë./intv.al/