Finalistët e “Kënga Magjike” janë mbledhur në emisionin “E diela shqitpare” dhe po diskutojnë për mbrëmjen e djeshme. Kastro Zizo shpërtheu sot në akuza dhe ofendime ndaj të gjithë kolegëve të cilët e kanë vlerësuar me 0 pikë me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ai i quajti ata që nuk e votuan, "puçrra me qelb", por nuk harroi pa falenderuar artistët që e votuan.
Ndërsa në emisionin “E diela shqiptare” në prani të finalistëve të tjerë dhe Ardit Gjebreas, Kastro u shpreh “"Më mirë më jep 0 pikë sesa 1 pikë", por Arditi nxori listën e pikëve që ka dhënë Kastro dhe i tha të drejtojë gishtin nga vetja pasi edhe ai i ka dhënë shumë pak pikë për Klint Çollakun.
Ky i fundit ndërhyri duke thënë se e dinte që Kastro do e vlerësonte me pak pikë, pavarësisht se i kishte thënë që kënga ishte perfekte dhe kjo është arsyeja pse nuk e ka votuar.
“Edhe unë i dhash zero pikë Kastros, sepse më tha në prova këngë e bukur, suksese por e dija që nuk do të më jepnin pikë.”, tha Klinti.