INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katalonjë, qindra kryebashkiakë thirren në gjykatë

Katalonjë, qindra kryebashkiakë thirren në gjykatë

Publikuar më: 09:07 14-09-2017
Prokurori publik i Spanjës ka thirrur më shumë se 700 kryebashkiakë katalanas, për t'i marrë në pyetje, për mbështetjen e tyre ndaj referendumit të ndaluar të pavarësisë. Jose Manuel Maza tha se ndonjë nga drejtuesit komunalë, të cilët pranuan të ndihmojnë në votimin e muajit të ardhshëm, duhet të arrestohen. Prokurorët, më herët kanë urdhëruar sekuestrimin e fletëve të votimit dhe materialeve të votimit. Vota e Katalonjës për shkëputjen nga Spanja konsiderohet e paligjshme dhe është pezulluar nga Gjykata Kushtetuese. Por, qeveria pro-pavarësisë e Katalonjës, ka thënë se referendumi, i cili është planifikuar më 1 tetor, do të vazhdojë. Nëse votimi mbahet, prokurorët mund të ngarkojnë udhëheqësit e këshillit me keqpërdorimin e fondeve publike, çka do të sillte probleme ligjore për ta. Asociacioni i Komunave për Pavarësi u ka shkruar qindra zyrtarëve katalanas, duke i siguruar ata se nuk po bëjnë asgjë të gabuar për të ndihmuar në mbajtjen e votimit, pavarësisht nga veprimet e tilla që sfidojnë Gjykatën Kushtetuese të Spanjës. Në përgjigje të masës së fundit të qeverisë spanjolle, autoritetet katalanase i kanë kërkuar kryebashkiakëve të rajonit të dalin në rrugët e Barcelonës, në shenjë proteste të shtunën.
Article Logic
Execution time: 0.0036039352416992