INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katari kthehet në një ishull, projekti që do të ndryshojë gjeografinë e rajonit

Katari kthehet në një ishull, projekti që do të ndryshojë gjeografinë e rajonit

Publikuar më: 15:10 01-09-2018

Saud al Qahtani, një përgjegjës i lartë saudit mbështeti për herë të parë idenë për krijimin nga Arabia Saudite të një kanali që do e transformonte gadishullin fqinj të Katarit në një ishull, nën sfondin e tensioneve diplomatike mes vendeve të Gjirit.
“Si qytetar, pres me padurim detaje mbi aplikimin e projektit të ishullit Salva, një projekt i madh historik që do të ndryshojë gjeografinë e rajonit”, shkruan në “Twitter” Saud al Qahtani, këshilltar i afërt i princit trashëgimtar, Mohammed ben Salmane.

Në prill, portali saudit “Sabq”, pro qeverisë ishte i pari që fliste për këtë projekt për hapjen e një kanali, që do të fillonte në rajonin e Salvas dhe do të shtrihej për 60 km në kufirin e vetëm tokësor mes Katarit dhe Arabisë Saudite. Projekti i kanalit, që kërcënon të ndajë fizikisht Katarin nga Gadishulli Arabik, përbën episodin e fundit të tensioneve të forta që po bëjnë 14 muaj që kundërvënë Katarin me katër vende të rajonit, Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin dhe Egjiptin.

Article Logic
Execution time: 0.0035111904144287