INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Katastrofa mjedisore në Zvërnec, në fundjavë rezultatet e ndotjes së bregdetit

Katastrofa mjedisore në Zvërnec, në fundjavë rezultatet e ndotjes së bregdetit

Publikuar më: 12:46 25-05-2016

Brenda javës do të dalin rezultatet e ndotjes në Zvërnec, pasi dy ditë më parë në këtë zonë është derdhur një sasi e konsiderueshme nafte e papërpunuar.
Mësohet se Agjencia e Mjedisit ka marrë mostra në det në zonën e Zvërnecit për të përcaktuar nivelin e ndotjes e ndotjes.
Ky është hapi i dytë i qeverisë, pas ndotjes masive në bregdet, pasi një ditë më parë Ministri i Mjedisit Lefter Koka lajmëroj se është vendosur masa për pezullim të plotë të aktivitetit të portit privat kompanisë Petrolifera. Ministria e Mjedisit thotë se përgjegjësit do të përballen me masat më të ashpra që ligji parashikon, deri në rehabilitimin e plotë të dëmit mjedisor të shkaktuar.
Ndërkohë një sasi e konsiderueshme nafte e papërpunuar bruto është derdhur dhe përhapur me shpejtësi në det duke ndotur pothuajse të gjithë vijën bregdetare. Në pak minuta ndotja u përhap në një gjatësi nga bregu prej më shumë se 1 km dhe gjatësi bregdetare prej 5 kilometrash, duke shkaktuar një katastrofë mjedisore detare dhe ndotje të plazheve në zonë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439