Një katastrofë ekologjike ka ndodhur në plazhi i Zvërnecit në Vlorë, pasi ku i fundit është ndotur me bitum si pasojë e çarjes së një anijeje gjatë procesit të ngarkimit te naftës bruto në të.
Nga burimet paraprake policore dyshohet se është çarë tubi që furnizonte anijen me naftë bruto. Sipërfaqja e ndotur arrin deri në 3 km. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të kësaj katastrofe ekologjike që pritet të zbardhet shumë shpejt.