Dhjetëra njerëz janë zhdukur pas rrëzimit të urës kryesore që lidhte qytetet Mumbai dhe Goa në Indi. Ura u shkatërrua nga ujërat e rrëmbyeshëm të lumit Savitri.
Në 14:00 me orën lokale, Zëvendës Komandanti i Forcës së Fatkeqësive, Reagimit Kombëtar dhe Mbrojtjes Civile ka deklaruar se bashkë me urën janë rrëzuar në ujërat e lumit edhe dy autobusë. Mendohet se në autobusët kanë qenë rreth 40 pasagjere, 2 fatorinot dhe 2 shoferët.
Po punohet për gjetjen e ndonjë të mbijetuari dhe trupave të tjerë.