Për ditëlindjen e saj të 37, aktorja ka postuar një video në Instagram ku shfaqet duke qeshur në mënyrë histerike rrethuar me disa meshkuj tërheqës pa këmishë.
Kjo është një mënyrë për të nisur ditëlindjen” , ka shkruar Kate përbri. Mos ka dashur të thotë: “Kjo është mënyra më e mirë për të festuar ditëlindjen?” Pyesim veten nëse e gjithë situata e ka bërë xheloz të dashurin e përfolur të saj Nick Jonas.
Hudson ndau me fansat edhe pjesë nga festimet me mikeshat e saj gjë që përfshinte edhe një seancë meditimi. Mamaja e Kate, aktorja Goldie Hawn , i uroi ditëlindjen vajzës përmes një fotoje nga fëmijëria e saj. “Gëzuar ditëlindjen vajza ime e vetme” shkroi ajo.”Faleminderit që duke ardhur përmes meje ti u bërë Ti. Të uroj një ditë plot me gëzim” e ka përfunduar aktorja urimin e saj për të bijën. Edhe 100 Kate!