Të enjten Kate Hudson i është bashkuar grupit “të të pacipëve” si Kim Kardashian, Chrissy Teigen dhe Justin Bieber të cilët nuk i kanë kursyer zhveshjet në rrjetet sociale.
37 vjeçarja postoi një foto të vjetër të vetes teksa qëndronte përballë dritares krejtësisht e zhveshur ndërsa kishte mbështetur njërën dorë tek të pasmet e saj. E gjendur në një dhomë, e rrethuar nga dy kolltuqe dhe një tavolinë mbi të cilën qëndronte një shkrim ku lexohej fjala “dashuri”, poza provokuese e Hudson paraqet siluetën e saj mjaft elegante në errësirën e dhomës. Aktorja shkroi mbi këtë foto 3 fjalë: kthim në kohë, shumë e lumtur , tashme ë premte.