INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kate Middleton mërzitet me Meghan Markele, shikoni pse

Kate Middleton mërzitet me Meghan Markele, shikoni pse

Publikuar më: 17:52 01-12-2017

Në nëntorin e vitit 2010, një pjesëtare e re do t'i bashkangjitej familjes mbretërore britanike duke u shndërruar më pas në një ndër personazhet më simpatikë të saj, aq sa shpeshherë të konsiderohet edhe si një zëvendësuese e denjë Princeshës së Popullit, të ndjerës Lady Diana.

 E ndërsa kanë kaluar 7 vite nga fejesa e Kate dhe William, një bashkim i ri zemrash ka sjell lumturi në familjen mbretërore. Princi Harry dhe aktorja kaliforniane Meghan Markle shpallën para disa ditësh zyrtarisht fejesën, një lajm i cili u mirëprit nga e gjitha familja, sidomos nga mbretëresha Elizabeta e cila ndryshe si kurrë më parë ka thyer protokollin mbretëror.

Ajo ka ftuar Meghan të kalojë Krishtlindjet në rezidencën e tyre në Sandringham. Një ceremoni që mbretëresha i kushton një rëndësi të veçantë pasi është ndër të paktat momente për të kaluar kohë bashkë me gjithë familjen larg vëmendjes së mediave dhe angazhimeve protokollare. Kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Kate, e cila nuk u ftua  në këtë ceremoni gjatë fejesës së saj.

Article Logic
Execution time: 0.0034961700439453