Kate Moss ka treguar se vërtet ka mikesha në rangjet më të larta.
Së paku, këtë tregon fotoja ku ajo dhe dukesha e York-ut, Sarah Ferguson shfaqen të afërta me njëra tjetrën.
Dyshja ka pozuar në një seri fotosh në Instagram ku shihen mjaft të relaksuara gjatë pushimeve në grup. Atyre u janë bashkuar edhe i dashuri 29 vjeçar i Kate, Konti Nikolai von Bismarck, si dhe manjati, David Tang dhe familja e tij.
Ato mund të duken të dyja të qeta, por kanë patur secila betejat e tyre dhe një të kaluar jo aq të qetë.
Supermodelja Kate, ka luftuar publikisht varësinë ndaj drogës ndërsa kalonte rregullisht netë të çmendura jashtë. Nga ana tjetër, në 2010, Fergie u bë pjesë e një skandali për mashtrim parash. Megjithatë miqësia mes tyre duket se është e vjetër. Ato mendohet të jenë njohur nga miku i përbashkët, Tang, dhe më pas janë fotografuar gjithnjë nëpër festa bashkë.