Ajo e ndan kohën mes shtëpisë në Londër dhe asaj në Cotswolds.
Por kudo që të jetë, Kate Moss nuk mund të duket veçse në formë si gjithmonë. Top modelja 42 vjeçare, është parë gjatë një shëtitjeje në fshat, në shoqërinë e disa miqve dhe të dashurit 28 vjeçar, kontit Nikolai Von Bismarck.
Çizme dhe një pallto me dizenjo bardhë e zi, syze të errëta dhe një çantë që e mbante nën dorë, është llok-u me të cilin Kate, pavarësisht mjedisit , dukej sikur ishte në pasarelë. Modelja është shfaqur shumë e kënaqur teksa shijonte bisedën dhe ecjen në natyrë përkrah miqve dhe të dashurit aristokrat, i cili ishte veshur casual. Çifti thuhet se po mendon ta çojë marrëdhënien në një tjetër nivel. Ata po kërkojnë për një shtëpi në Londër ku do të jetojnë bashkë dhe një burim i brendshëm ka thënë se kjo do të vuloste gjithçka mes tyre.